AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë të lirë 12 nga 19 prej të arrestuarve në ditën e parë e të dytë të protestës studentore

Gjykata e Tiranës i vlerësoi të ligjshme ndalimet e 19 prej protestuesve të ndaluar të martën dhe të mërkurën, por la në burg vetëm një prej tyre, për gjashtë caktoi “arrest shtëpie” dhe për 12 u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje. Sipas avokatëve, protestuesit e ndaluar që kanë qëndruar në spital gjatë këtyre ditëve, kishin shenja dhune të dukshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
policia duke arrestuar studentin klevi metaj gjatë protestës
Policia duke arrestuar studentin Klevi Metaj gjatë protestës studentore jashtë Ministrisë së Arsimit | Foto: LSA

Gjykata e Tiranës vendosi të premten më 16 tetor të pranojë kërkesën e prokurorisë respektive për vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të 19 protestuesve, 17 prej të cilëve u ndaluan të martën dhe dy të mërkurën. Një prej përfaqësuesve ligjorë të të ndaluarve, avokati Marash Logu deklaroi pas seancës se gjykata caktoi masën e sigurimit personal “arrest në burg” për një prej të arrestuarve, gjashtë u lanë në arrest shtëpie dhe 12 të tjerë në detyrim për t’u paraqitur.

Avokati Logu vërejti se protestuesit që kishin qenë në spital gjatë këtyre ditëve kishin shenja të dukshme të dhunës së ushtruar nga policia. Ai i cilësoi të pabazuara kërkimet e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës, duke vërejtura se nuk kishte prova për të justifikuar masat e tyre.

“Ajo që u provua ishte vetëm fakti se kishin marrë pjesë në protestë”, deklaroi avokati Logu duke shtuar se ky fakt nuk përbënë vepër penale.

Në vijim, ai bëri me dije se për personat që u lanë në “arrest shtëpie”, u pretendua se kishin kundërshtuar forcat e policisë. Sipas Logut, të ndaluarit shpjeguan se kishin ndërhyrë për të ndaluar dhunën që po ushtrohej nga policia ndaj studentëve, kryesisht ndaj vajzave. Për personin që u la në “arrest në burg” avokatët shpjeguan se prokuroria pretendoi se i ishin gjetur me vete karta të një banke.

Në ditët në vijim pritet të vlerësohen në gjykatë ndalimet e protestuesve të tjerë të kryera nga policia gjatë këtyre ditëve.

Vala e protestave që ka përfshirë vendin që prej së martës erdhi pas më shumë se katër muajsh tubimesh të pandërprera paqësore që kërkonin largimi e qeverisë, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, e nxitur fillimisht në fund të majit nga kundërshtimi ndaj projekteve turistike në Zvërnec.

Përshkallëzimi i protestave studentore dhe qytetare për të katërtën ditë radhazi në Tiranë dhe përhapja e tyre në disa qytete të tjera të vendit, të shoqëruara me përplasje të ashpra fizike, përdorim masiv të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe sulme, zjarrvënie e plaçkitje ndaj institucioneve publike dhe bizneseve private, ka ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e Policisë së Shtetit për të menaxhuar situatën e krijuar.

policia duke arrestuar studentin klevi metaj gjatë protestës

Gjykata lë të lirë 12 nga 19 prej të arrestuarve në ditën e parë e të dytë të protestës studentore

11:58 | 16/10/2026
whatsapp image 2026 10 13 at 7.20.12 pm

Këshilli Ndërfetar apelon për dialog dhe përgjegjësi në mes të protestave

11:19 | 16/10/2026
rama kioska

Rama fajëson “duart e huaja” për dhunën në protesta

08:53 | 16/10/2026
whatsapp image 2026 10 13 at 10.53.29 pm

Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi

07:47 | 16/10/2026
whatsapp image 2026 10 15 at 4.06.30 pm

Hita: Protestat studentore, të organizuara nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm

17:48 | 15/10/2026
Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike

17:42 | 15/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.