Sociale
Protestuesit bllokojnë rrugën në “Zogun e Zi”, nisin marshimin drejt “21 Dhjetorit”

Të rinjtë kanë vijuar edhe këtë të premte protestën në Tiranë.
Një pjesë e tyre kanë bllokuar aksin rrugor tek “Zogu i ZI”, ndërsa kanë nisur marshimin e tyre drejt “21 Dhjetorit”, raporton gazetari i Vizion Plus i cili ndodhet në terren.
Të rinjtë, kanë vijuar edhe ditën e sotme me shkatërrimin e tabelave sinjalizuese në rrugë, ndërsa pre e sulmit të tyre kanë rënë edhe stacionet e autobuzave apo tabelat reklamuese në rrugë, si dhe një pjesë e bizneseve private.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




