Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, reagon zyra e OKB në Tiranë

16 Tetor 2026 | 12:20

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve. Në deklaratën e saj, OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën dhe të angazhohen në dialog, ndërsa vë theksin te respektimi i të drejtave themelore dhe proporcionaliteti në veprimet e forcave të rendit.

Në reagimin e saj, organizata nënvizon rëndësinë e garantimit të së drejtës për tubim paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe dinjitetit të çdo personi.

OKB-ja thekson gjithashtu se veprimet e forcave të rendit duhet të karakterizohen nga vetëpërmbajtja dhe proporcionaliteti, duke kërkuar respektimin e garancive për një proces të rregullt ligjor.

Një tjetër pikë e deklaratës lidhet me mbrojtjen e pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në përfundim, Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përfshira në protestat në Tiranë që të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, të mbështetur te respekti i ndërsjellë, paqja dhe shteti i së drejtës.

Deklarata e plotë e OKB-së:

“Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe kokainë, në pranga 44-vjeçari në Tepelenë, i dënuar më parë për vrasje

Një 44-vjeçar është vënë në pranga këtë të premte në Tepelenë, pasi në banesën e tij janë gjetur dy armë zjarri pa leje dhe një...
11:58 | 16/10/2026

Konfrontime mes policisë dhe të rinjve në Vlorë, protestuesit tentojnë të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik

Vijon të jetë e tensionuar protesta e studentëve në Vlorë, pasi të rinjtë kanë tentuar të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik. Pas këtij...
11:38 | 16/10/2026

Tensionohet situata në Korçë, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nis shoqërimet

Protesta në Korçë është shoqëruar me tensione, ndërsa policia ka nisur shoqërimin e të rinjve. Sipas pamjeve, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave...
11:19 | 16/10/2026