Policia është shpërndarë në disa zona të qytetit të Durrësit, në kuadër të masave të marra për zhvillimet e sotme, duke penguar grumbullimin e protestuesve.
Efektivët janë pozicionuar në disa pika ku pritej të mblidheshin protestuesit, duke penguar marshimin e tyre.
Bëhet me dije se disa protestues janë shoqëruar në polici, ndërsa deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi arsyet e shoqërimit të tyre.













