Vonesa të gjata fluturimesh për shkak të defekteve teknike, probleme në Romë dhe Milano

16 Tetor 2026 | 12:30

Probleme të konsiderueshme në udhëtimet ajrore janë regjistruar që nga mëngjesi i së premtes në Itali, për shkak të një defekti teknik në sistemin qendror të kontrollit të trafikut ajror, i cili ka shkaktuar vonesa në aeroportet kryesore të vendit.

Sipas autoriteteve kompetente, numri i ngritjeve dhe uljeve të avionëve u ul me 50% në orët e mëngjesit, ndërsa vonesat arritën mesatarisht dy orë.

Problemet filluan rreth orës 06:00, duke prekur kryesisht aeroportet e Romës, Milanos dhe Torinos.

Katër anulime fluturimesh janë njoftuar tashmë në aeroportin “Leonardo da Vinci” të Fiumicino-s në kryeqytetin italian.

Autoritetet kompetente sqarojnë se, bazuar në informacionin e disponueshëm deri më tani, nuk ka indikacione se mosfunksionimi është për shkak të një sulmi kibernetik.

Aktualisht, nuk dihet se kur sistemi do të rikthehet plotësisht dhe se kur do të rifillojë rrjedha e qetë e fluturimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Në Gjermani, një pako mesatare prej 20 cigaresh aktualisht do t’ju kushtonte rreth 8.05 euro, por kjo mund të ndryshojë pasi Bundestagu votoi për të...
12:04 | 16/10/2026

Italia dhe Spanja i japin fund mosmarrëveshjes kufitare pas bisedimeve Meloni-Sanchez

Italia zgjati kontrollet e përkohshme kufitare për të mbërriturit nga Spanja me vetëm shtatë ditë të premten, në një shenjë të shkrirjes së marrëdhënieve midis...
11:53 | 16/10/2026

Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

Provinca e gjerë dhe e trazuar e Sistan-Baluçistanit, në juglindje të Iranit, përgjatë kufirit me Afganistanin dhe Pakistanin, është përfshirë nga një valë e përgjakshme...
11:27 | 16/10/2026