Ilir Panda merr drejtimin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën
Sokol Sadushi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Ilir Pandës, në një ceremoni të zhvilluar këtë të premte në Tiranë, në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara.
Në ceremoni morën pjesë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjorë dhe punonjës të administratës së institucionit.
Kalimi i detyrës shënon përfundimin e mandatit gjashtëvjeçar të Sadushit në krye të gjykatës, periudhë gjatë së cilës, sipas institucionit, një nga sfidat kryesore ishte ulja e numrit të dosjeve të prapambetura, përmirësimi i cilësisë së vendimeve dhe rritja e transparencës me publikun.
Në fjalën e tij, Sadushi falënderoi bashkëpunëtorët për angazhimin gjatë këtyre viteve, duke kujtuar vështirësitë e fillimit, kur gjykata kishte vetëm një gjyqtar dhe mijëra dosje në pritje.
Ai bëri të ditur se do të vijojë të kontribuojë në Gjykatën e Lartë në cilësinë e gjyqtarit.
“Për mua përfundon sot detyra e kryetarit, ndërsa vijon përgjegjësia si gjyqtar i kësaj gjykate. Do të vazhdoj të punoj përkrah jush, me të njëjtin përkushtim ndaj institucionit dhe ndaj qytetarëve që presin drejtësi”, u shpreh Sadushi.
Ndërsa kryetari i ri, Ilir Panda, e cilësoi marrjen e detyrës si një përgjegjësi të lartë ndaj Kushtetutës dhe qytetarëve. Ai vlerësoi punën e bërë për ringritjen e institucionit, duke theksuar se besimi i publikut te drejtësia kërkon standarde të larta në vendimmarrje dhe administrim efikas të proceseve gjyqësore.
“Besimi i publikut ndërtohet përmes cilësisë së vendimmarrjes, arsyetimit të qartë e të qëndrueshëm gjyqësor, administrimit efikas të proceseve dhe përgjegjësisë institucionale”, deklaroi Panda.
Me marrjen e detyrës nga Ilir Panda, Gjykata e Lartë vijon punën për trajtimin e çështjeve gjyqësore dhe garantimin e një drejtësie të paanshme e të besueshme për qytetarët.
Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, reagon zyra e OKB në Tiranë
Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe kokainë, në pranga 44-vjeçari në Tepelenë, i dënuar më parë për vrasje
Konfrontime mes policisë dhe të rinjve në Vlorë, protestuesit tentojnë të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik
- 12:32 Plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, Infantino kërkon falje para Këshillit të FIFA-s
- 12:30 Vonesa të gjata fluturimesh për shkak të defekteve teknike, probleme në Romë dhe Milano
- 12:20 Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, reagon zyra e OKB në Tiranë
- 12:04 Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën
- 12:00 LIVE- Protesta hyn në ditë e katërt, tensione në qytete! Arrestime në Korçë dhe Vlorë, tensione në Tiranë! Rama: Nuk do përkulemi
- 11:58 Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe kokainë, në pranga 44-vjeçari në Tepelenë, i dënuar më parë për vrasje