Lajmi i fundit

LIVE - 'Rama jepe dorëheqjen' - Revolta në Tiranë e në rrethe

Skandaloze dhe e turpshme/ Policia dhunon të miturin sapo doli nga shkolla, shenjat e shkopit të gomës në trup

12:38, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në redaksinë e Syri Tv ka mbërritur një denoncim me video e foto, dëshmi e dhunës skandaloze pa kufi që policia e shtetit e verbuar nga urdhrat po ndërmerr ndaj gjimnazistëve.

Një adoleshent është dhunuar me shkopinj gome sapo ka dalë nga shkolla ‘Myslym Keta’ në lagjen Kombinat në Tiranë.

I mitur u shoqërua dhe dhunua dje nga dhjetra forca policie të cilët pasi e kanë rrethuar e kanë dhunuar me shkopinju gome duke i lënë shenjat në trup.

Prindërit denoncojnë se adoleshenti nuk ishte në zonën e konfliktit dhe as ishte përfshirë në trazira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco