Tensione janë shfaqur edhe në Peshkopi, aty ku protesta e të rinjve ka agravuar me forcat e rendit.
Nga pamjet e ofruara nga korrespondenti i Syri, shihen efektivë të policisë të cilët u sulen në mënyrë të dhunshme adoleshentëve, duke bërë dhe arrestime masive të tyre.
Edhe më herët gjatë paradites së kësaj të premteje, pa asnjë mjet identifikimi, policë të maskuar si civilë kanë nisur reprezaljet kundër të miturve në Korçë, duke bërë arrestime jashtë procedurave ligjore.
Pamje të tilla tashmë po ‘normalizohen’ nga ana e efektivëvë, të cilët jashtë çdo protokolli dhe standardi ushtrojnë dhunë brutale ndaj të miturve gjatë arrestimit të tyre, pas protestave masive që kanë shpërthyer në të gjithë vendin.
© SYRI.net
Skandaloze dhe e turpshme/ Policia dhunon të miturin sapo doli nga shkolla, shenjat e shkopit të gomës në trup
VIDEO/ Të miturit vijonë të ‘rrëmbehen’ dhunshëm nga civilët në Korçë
Syri TV po transmetonte live, policia dhunon me shkop dhe prangos 15 vjeçarin në Durrës! Shoku i tij: Pse nuk arrestojnë trafikantët e drogës