Të rinjtë në Pogradec rikthehen në bulevard pas shoqërimeve dhe përplasjeve me policinë

16 Tetor 2026 | 13:01

Pavarësisht se ka pasur disa të shoqëruar dhe 3 herë ndërhyrje nga policia, të rinjtë në Pogradec janë rikthyer në bulevard.

Edhe pse të pakët në numër të rinjtë kanë zgjedhur të marshojnë në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre në Korçë, të rinjtë e Pogradecit kanë zgjedhur që të japin një mesazh tjetër, të mos dëmtojnë pronën publike, institucionet apo shkollat por të dalin paqësisht për të ardhmen e tyre dhe të drejtat e tyre të mohuara sipas tyre.

Nxënësit thanë se ka pasur edhe shumë të rinj të tjerë që kanë dashur të dalin dhe ti bashkohen marshimit por nuk janë lejuar nga shkollat.

Në radhët e tyre munguan fëmijët problematikë apo 13 e 14 vjeçarët të cilët në disa raste siç ndodhi në Korçë bëhen të dhunshëm duke thyer objekte publike dhe xhama. Të rinjtë thanë se do të punojnë për organizimin e radhës për ditën e hënë, me shpresën se edhe shumë të tjerë të rinj do tu bashkohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione pranë Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve (VIDEO)

Tensione janë shënuar tek Ministrisë së Arsimit, ku ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Raportohet se, gjatë përpjekjeve për t’i tërhequr, policia...
13:17 | 16/10/2026

Tensione në Vlorë, studentja humb ndjenjat gjatë protestës, protestuesit i japin ndihmën e parë

Një studente nuk është ndier mirë dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Vlorë. Sipas pamjeve, e reja është shtrirë...
13:12 | 16/10/2026

Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, thirrje për mos hedhje gurësh ndaj policisë (VIDEO)

Qytetarë dhe studentë të shumtë janë mbledhur këtë të premte para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në ditën e katërt të protestës studentore. Ndërkohë protesta...
13:05 | 16/10/2026