• Kontakt
Friday, October 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikt interesi? Bashkëshorti i gjyqtares që caktoi masat ndaj protestuesve, efektiv i Operacionales

13:10 : 16/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Amarilda Sulaj, gjyqtarja e shortuar për caktimin e masave të sigurimit për 22 protestuesit e parë, të arrestuar të mërkurën e kësaj jave, dyshohet se është në kushtet e konfliktit të interesit. Bashkëshorti i saj, A.P., rezulton të jetë pjesëtar i Forcave Operacionale Policore, një strukturë e angazhuar gjerësisht në përballjen me protestuesit gjatë ditëve të fundit në Tiranë.

Rasti i dyshuar i “konfliktit të interesit” është evidentuar nga avokatët, të cilët përfaqësojnë interesat e protestuesve në gjykatë. Megjithatë, ata nuk kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Sulaj, duke dashur që të mos vonojnë seancat për shqyrtimin e masave të sigurimit.

Në foto: Gjyqtarja Amarilda Sulaj shqyrtoi masat e sigurimit për protestuesit e parë

Kjo situatë ngre një pikëpyetje mbi vetë gjyqtaren e çështjes. Kodi i Procedurës Penale parashikon se gjyqtari, në rastet kur mendon se mund të jetë në kushtet e konfliktit të interesit, paraqet kërkesën për dorëheqje nga shqyrtimi i çështjeve tek kryetari i gjykatës.

Në rastin konkret, rezulton se gjyqtarja Sulaj nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë dhe ajo ka vijuar gjatë ditës së sotme që të shqyrtojë kërkesat e prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë për 15 protestuesit e parë të arrestuar.

Lexo edhe:

VIDEO/ Protestuesit përleshje të dhunshme me policinë në Dibër

Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13 persona

Kodi i Procedurës Penale parashikon se, në rastet e dyshuara të konfliktit të interesit, kërkesën për përjashtimin e gjyqtares mund ta bëjë çdo palë e përfshirë, pra, edhe prokurorët.

Por, në rastin konkret, mesa duket, prokurorët e çështjes ose nuk e kanë ditur lidhjen familjare të gjyqtares Sulaj me një efektiv të Forcave Operacionale ose, mund të kenë vlerësuar se nuk është situatë konflikti interesi, aq më tepër që një pretendim i tillë nuk është ngritur as nga mbrojtësit ligjorë të personave të arrestuar.

Në foto: Pamje nga protestat në Tiranë

Megjithatë, elementët e dyshimtë të konfliktit të interesit mund të ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e vendimmarrjes së gjyqtares.

Për momentin, nuk ka të dhëna nëse bashkëshorti i saj është prekur drejtëpërdrejtë nga përballja me protestuesit, nëse ka dëmtime apo nëse ka kryer veprime konkrete kundër tyre.

Gjithësesi, pamjet e përhapura gjerësisht në rrjet dhe në median tradicionale kanë paraqitur dëshmi të shumta se punonjës të forcave operacionale kanë pasur një angazhim të shtuar në mbështetje të forcave të rendit, duke shoqëruar, herë pas here edhe me forcë, të rinj protestues.

Ndërkohë që gjyqtarja Amarilda Sulaj u angazhua në shqyrtimin e masave të sigurimit ndaj protestuesve, pretendimet për rënien e saj në konflikt interesi mund të përbëjnë shkak për nisjen e një verifikimi disiplinor në të ardhmen nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Etiketa: amarilda sulajmasa sigurieprotesteprotestuesstudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Protestuesit përleshje të dhunshme me policinë në Dibër

13:00 : 16/10/2026
AKTUALITET

Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13 persona

12:56 : 16/10/2026
AKTUALITET

Shoqërohen 27 studentë në Durrës, përplasje me policinë jashtë universitetit “Aleksandër Moisiu”

12:46 : 16/10/2026
AKTUALITET

Policia pengon zhvillimin e protestës në Durrës, disa të shoqëruar

12:29 : 16/10/2026
AKTUALITET

Tensione te Zogu i Zi, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

12:21 : 16/10/2026
AKTUALITET

Bizneset te Rruga e Durrësit ulin qepenat, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Jemi me ju!

12:10 : 16/10/2026

TË GJITHA

Konflikt interesi? Bashkëshorti i gjyqtares që caktoi masat ndaj protestuesve, efektiv i Operacionales

13:10 : 16/10/2026

Lezhë/ Policia ushtron terror mbi protestuesit (Video)

13:09 : 16/10/2026

VIDEO/ Protestuesit përleshje të dhunshme me policinë në Dibër

13:00 : 16/10/2026

Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13 persona

12:56 : 16/10/2026

Shoqërohen 27 studentë në Durrës, përplasje me policinë jashtë universitetit “Aleksandër Moisiu”

12:46 : 16/10/2026

Ilir Panda merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës së Lartë

12:45 : 16/10/2026

Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore

12:35 : 16/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com