Kreu demokrat tha gjatë konferencës për shtyp tha se, ‘masat e sigurisë ndaj protestuesve u dhanë nga Rama përmes një gjykatësje në konflikt interesi’. ‘‘Luani’ i protestës, studenti Metaj u la në arrest shtëpia njësoj si Karçanaj e AKSHI-t’, tha kreu demokrat.
Berisha; PD dënon me forcën më të madhe vendimet e sotme të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi, e cila për definicion me ligjin, në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit, duhet të refuzonte vlerësimin e masës ndaj heronjve të revoltës studentore.
Masat politike të dhëna nga Edi Rama përmes gjykatës, a mund të imagjinoni ju, studenti Metaj, luani i protestës pa asnjë akt dhune përveç reagimeve plotësisht të ligjshme ndaj narkobanditëve që e arrestuan dhe donin ta rrëmbenin, e lënë në arrest shtëpie njëlloj si Karçanajn e AKSHI-t të Surrelit.
A mund të imagjinohet një gjë e tillë?
Ajo që me Ergys Agasin dhe bandën e AKSHI-t ka zhdukur dhe shpërdoruar qindra e qindra milionë për llogari të Edi Ramës dhe mafies së tij, ajo ndodhet në arrest shtëpie njëlloj si studenti guximtar që u mbrojt me heroizëm, u mbrojt me guxim të jashtëzakonshëm nga shtatë narkobanditë që e rrethuan pa asnjë motiv.
Vendimet e sotme janë marrë në zyrën e Edi Ramës.
© SYRI.net
‘Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën’/ Ish-ministrja e PS: Kërkesa për largimin e Ramës nuk mund të shpërfillet
Tensione te Ministria e Arsimit, Policia hedh ujë me presion dhe spraj lotsjellës drejt protestuesve
Rama jepe dorëheqjen! Revolta nis edhe në Peshkopi! Protestuesit përplasen me policinë