Luiza Gega ka reaguar për dhunën e policisë në protestat studentore.
Gega është edhe kolonele në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ndërsa shprehet e zhgënjyer.
“Kam pasur dhe vazhdoj të kem shumë respekt për uniformën e Policisë së Shtetit. Por ajo që kam parë këto dy ditë është zhgënjyese.

Uniforma duhet të jetë simbol i sigurisë dhe mbrojtjes, jo i frikës dhe dhunës ndaj gjimnazistëve dhe të rinjve që kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre”, shkruan Gega.
Me sukseset e saj në atletikë, ajo ka nderuar Shqipërinë në skenën ndërkombëtare.
Kujtojmë se në vitin 2022 shpallej edhe kampione në Europë.
© SYRI.net
Krizë e madhe financiare në futbollin anglez, 94% e klubeve operojnë me humbje
FOTO/ Mikel Arteta fton një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e Arsenalit
Goditja më e rëndë për Mançester Sitin, gati dënimi historik nga UEFABëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: