Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!

    Protestat e dhunshme, apeli i zyrës së OKB-së në Tiranë: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet

    Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron. Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron. Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli
    Aktualitet

    Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron. Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

    October 16, 2026
    Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron. Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

    Pas 12 orësh akte dhune dhe shkatërrimi të pronës publike e private gjatë ditës së tretë të protestave (15 tetor), Policia ka shoqëruar 180 protestues në Tiranë, të dyshuar si të përfshirë në sulmet ndaj institucioneve, bizneseve dhe efektivëve të rendit.

    Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar gjatë ditës së parë të protestës (13 tetor).

    Arrest në burg për një prej 19 protestuesve të arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), vendosi gjykata ditën e sotme. 6 janë lënë nën arrest shtëpie dhe 11 në detyrim paraqitjeje. Vihet re se mes protestuesve nën arrest shtëpie është dhe Klevi Metaj, 22-vjeçari që u kthye në hero në rrjet pasi u shfaq lidhur me pranga në kangjellat e Ministrisë së Arsimit dhe me fytyrë të gjakosur.

    Seanca, me gjyqtare Amarilda Sulaj, nisi në orën 08:30 dhe u zhvillua në grupe. Brenda në gjykatë më herët erdhën edhe forca policore me skafandër e maskë gazi, për të qenë në çdo rast gati nëse ka përshkallëzim të situatës, e cila deri tani është e qetë.

    Një pjesë e mirë prej protestuesve ishin të maskuar kur ndodhën sulmet. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç.

    Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi.

    Edhe në Korçë, protesta e 15 tetorit u shoqërua me akte dhune dhe shkatërrime. Policia arrestoi Frenki Leskajn, 21 vjeç, dhe Orgito Karabacën, 19 vjeç, ndërsa vuri nën hetim 23 persona të tjerë, mes tyre 15 të mitur.

    Arrest në burg
    Abdulla Thaçi
    Arrest në shtëpi
    Kalosh Hysbajrami
    Korado Aliaj
    Ali Bruçi
    Klevin Metaj
    Erand Zenunllari
    Xheison Patoku
    Detyrim paraqitjeje
    Brixhet Bali
    Ernest Kapo
    Donik Vatgjoni
    Iljaz Sula
    Besnik Kala
    Kastriot Vata
    Florjan Baba
    Genc Ibrahimi
    Hamza Bushi
    Olsi Vokli
    Blerim Gjoka

    aktualiteti shqiptar arrestimi i protestuesve Drejtësia shqiptare Gjykata hetimet policore lirimi i protestuesve masa e sigurisë ndalimi në flagrancë një protestues në qeli policia e shtetit protestat në Shqipëri protestat në Tiranë rendi publik vendimi i gjykatës zhvillimet në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!

    October 16, 2026

    Protestat e dhunshme, apeli i zyrës së OKB-së në Tiranë: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet

    October 16, 2026

    Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron. Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

    October 16, 2026

    Probleme teknike në trafikun ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.