Protestuesit po godasin me gurë Ministrinë e Arsimit, ku janë rikthyer pas një marshimi nëpër kryeqytet. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë të bashkohen me ta.
Herë pas here thërrasin edhe “Lironi çunat”, ndërsa më herët, kur policia sprapsi autobotin me ujë, thanë “policia është me ne.”
Një prej tyre hodhi edhe gurë drejt efektivëve, por ndërhynë të tjerë për ta ndalur.


