Lajmi i fundit

LIVE - 'Rama jepe dorëheqjen' - Revolta në Tiranë e në rrethe

Tiranë/ Arrestohen brutalisht protestuesit, policia dhunon me forcë minorenët

13:43, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tensionohet situata te Ministria e Arsimit, aty ku policia ka ndërhyrë brutalisht ndaj protestueve duke i arrestuar dhe tërhequr me dhunë për t’i shoqëruar në komisariate.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarët e Syri në terren, shihen efektivët e policsë që marrin me dhunë minorenët, edhe pse këta të fundit nuk po kryenin akte dhune.

Pavarësisht ndërhyrjeve të vajzave për t’iu ardhur në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre, policia me arrogancë ka marrë të rinjtë duke ushtruar edhe dhunë ndaj tyre.

Më herët Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestesueve te Ministria e Arsimit dhe më pas për t’iu sulur atyre dhe për t’i arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco