Meliza Haradinaj, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Sipas saj, veprimet e Ramës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, nuk kanë qenë në shërbim të interesave shqiptare.
Të lidhura
None found
Në vlerësimin e Haradinajt, mënyra se si një udhëheqës u qaset interesave kombëtare lidhet edhe me aftësinë e tij për t’u shërbyer qytetarëve të vendit që drejton. Ajo nënvizoi se një lider që nuk është i dobishëm për kombin, nuk mund të jetë i tillë as për qytetarët e vet.
Duke iu referuar zhvillimeve në veri të Kosovës dhe sulmeve të grupeve kriminale, ish-kryediplomatja tha se kishte pritur një mbështetje më të madhe nga kreu i qeverisë shqiptare. Ajo kujtoi incidentet dhe sulmet e vetëm pak viteve më parë, të cilat ia atribuoi bandave kriminale të Vuçiqit.
Haradinaj u shpreh se në ato rrethana pritshmëritë ndaj Ramës shkonin përtej një solidarizimi simbolik. Sipas saj, nga kryeministri i Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, kërkohej mbështetje për Kosovën, ndërsa qëndrimi i tij dëshmonte se nuk u kishte shërbyer interesave shqiptare.





