Protesta e studentëve në Tiranë, policia: 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimet e protestuesve gjatë protestës të së enjtes. Mësohet se policia ka arrestuar 56 persona dhe ka proceduar 97 të tjerë. Në njoftim, bëhet me dije se protestuesit kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore e private.
Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar 24 punonjës të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore. Policia bën me dije se po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto tensione.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona publike e private, si dhe dogjën automjete policie gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 56 shtetas, procedohen penalisht 97 të tjerë.
Gjatë tubimit të zhvilluar dje, disa pjesëmarrës kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore.
Gjithashtu, kanë shkatërruar dhe dëmtuar biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private, si dhe kanë djegur automjete të Policisë.
Gjatë këtyre akteve të dhunshme, janë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës.
Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar 24 punonjës të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan 56 shtetas dhe nisi procedimi penal për 97 shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në veprimet e kundërligjshme gjatë tubimit.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit: N. V., 23 vjeç; L. A., 24 vjeç; E. M., 32 vjeç; D. T., 21 vjeç; E. N., 21 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; E. Sh., 22 vjeç; M. N., 21 vjeç; H. D., 22 vjeç; F. D., 32 vjeç; L. M., 37 vjeç; E. D., 22 vjeç; I. K., 20 vjeç; E. D., 25 vjeç; E. Q., 20 vjeç; S. D., 24 vjeç; F. M., 25 vjeç; I. G., 36 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; M. K., 20 vjeç; K. K 39 vjeç,P. K., 21 vjeç; F. T., 18 vjeç; L. V., 32 vjeç; A. S., 19 vjeç; M. A., 32 vjeç; R. Ç., 19 vjeç; I. D., 26 vjeç; B. B., 19 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. L., 22 vjeç; F. Gj., 21 vjeç; K. G., 20 vjeç; P. G., 23 vjeç; Z. S., 43 vjeç; L. C., 22 vjeç; E. P., 18 vjeç; D. Sh., 19 vjeç; A. B., 20 vjeç; G. M., 29 vjeç si dhe 16 shtetas të mitur të moshave 15-17 vjeç.
Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Përfundon pas 7 orësh protesta në Elbasan, mes tensioneve, djegies së koshave dhe dëmtimit të sinjalistikës
Studentët nuk tërhiqen, nuk largohen pas ujit të hedhur nga policia! Hedhin koshat e mbeturinave në rrugë
E rëndë në Vaun e Dejës, burri plagos bashkëshorten me sqepar! Në gjendje kritike në spital
- 14:51 Çfarë e lidh Putin me Elon Musk? E njëjta ëndërr për pavdekësinë dhe pushtimin e hapësirës
- 14:49 Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin
- 14:44 BBC: Protestat në Shqipëri shndërrohen në të dhunshme, çfarë dimë ne
- 14:39 Vatikani: Papa Leo do të udhëheqë lutjet e së dielës pas operacionit në mushkëri
- 14:37 Përfundon pas 7 orësh protesta në Elbasan, mes tensioneve, djegies së koshave dhe dëmtimit të sinjalistikës
- 14:34 Udhëheqësit e Kroacisë kritikojnë thirrjet pro-naziste përpara ndeshjes Hajduk Split-Ajax