Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin

16 Tetor 2026 | 14:49

Një 19-vjeçar norvegjez i cili planifikonte të kryente një vrasje në Britani, pasi u rekrutua nga një organizatë kriminale suedeze me lidhje me qeverinë iraniane, u dënua me 20 vjet burg.

Johannes Nutland u arrestua në një dhomë hoteli në Huddersfield, në Anglinë veriore, në mars të vitit 2025, me dy armë zjarri dhe municione në posedim.

Natland u rekrutua nga Rrjeti Foxtrot, një organizatë kriminale suedeze që përdoret nga shteti iranian dhe është sanksionuar si nga Britania ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Nutland pranoi se posedonte një pistoletë gjysmëautomatike, një revolver dhe municione, por mohoi të kishte komplotuar për të kryer vrasje dhe pretendoi se nuk kishte ndërmend ta zbatonte planin.

Në fund, ai u dënua sot me 20 vjet burg, gjatë rigjykimit të tij nga një gjykatë e Londrës. Nutland është i rrituri më i ri që del në gjyq në Britani për krime të rënda pasi është rekrutuar në internet në këmbim të parave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatikani: Papa Leo do të udhëheqë lutjet e së dielës pas operacionit në mushkëri

Vatikani njoftoi të premten se Papa Leo do të mbajë lutjet tradicionale të Angelus të dielën, ndërsa vazhdon shërimin nga operacioni në mushkëri. Kjo do...
14:39 | 16/10/2026

Udhëheqësit e Kroacisë kritikojnë thirrjet pro-naziste përpara ndeshjes Hajduk Split-Ajax

Udhëheqësit kroatë kanë kritikuar ashpër thirrjet pro-naziste dhe antisemite nga tifozët e futbollit të Hajduk Split përpara ndeshjes së tyre të Ligës së Konferencës UEFA...
14:34 | 16/10/2026

Sulme me dronë në Ukrainë, 3 persona të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike

Dronët rusë vranë të paktën tre persona në të gjithë Ukrainën herët të premten, goditën dy qendra tregtare dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike për...
14:32 | 16/10/2026