E premte, 16 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Policia bën binacin e protestave: 152 persona të arrestuar dhe qindra të proceduar penalisht! 120 efektivë të dëmtuar

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu ka bërë bilancin e situatës së protestës, e cila sot përkon në ditën e 4-tërt.

Në një deklaratë për mediat, Ziu ka deklaruar se në të gjithë Shqipërisë janë arrestuar 152 persona, ndërsa janë lënduar 120 efektivë.

Reklamë

Deklarata e plotë:

Strukturat e Policisë së Shtetit në qendër dhe në qarqe, më bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, kanë ngritur grupe të posaçme hetimore për analizimin profesional dhe të paanshëm të çdo prove materiale dhe pamjeje filmike.

Reklamë

Deri në këto momente:

-në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas, për ushtrim të dhunës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim të institucioneve shtetërore, shkatërrim të pronës publike dhe private, si dhe të bankomateve, kamerave, automjeteve dhe rrethimeve metalike;

Tiranë/u arrestuan shtetasit Najan Vila; Liridon Ademaj; Eldis Mehmeti; Daniel Tare; Ergys Nurka; Xhoel Kicja; Eldrin Shahini; Marjo Norja; Hari Duni; Fitim Dervishi; Lisian Milushi; Eldi Demirxhiu; Igli Kokona; Elvis Dervishi; Elkan Qevani; Solon Daci; Fatbardh Muca; Ilmar Gugashi; Xhemal Kaca; Marlind Kadiu; Kleant Koçi; Paulo Kodra; Fladijon Tafili; Angjelo Stefa; Lorenc Vladi; Marjel Arapi; Ryan Çuni; Igli Dragjoshi; Brajan Belaj; Edrin Musaraj; Arbri Lakasi; Fatjon Gjiza; Kevin Gurakuqi; Paolo Gurakuqi; Zamir Sala; Leonard Cemenja; Eldi Prenga; Desli Shehu; Agron Ballia; Gëzim Mançe.


-në Durrës, janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të institucioneve shtetërore, pronave publike dhe private;

-në Korçë, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 23 shtetas, për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe për shkatërrimin, me sende të forta dhe me zjarr, të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike;

-në Vlorë, janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas, për pengimin e zhvillimit të procesit mësimor në disa shkolla të qytetit, kundërshtim të punonjësve të Policisë, goditje me sende të forta të fasadës së një institucioni, si dhe dëmtimin e pronës publike.

-në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike dhe private. Gjatë protestës u plagos rëndë një oficer i Policisë së Rendit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Autori i plagosjes është identifikuar, por për shkak të moshës nuk është arrestuar.

-në Elbasan, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për dëmtimin e xhamave të godinës së një institucioni shtetëror, të sinjalistikës rrugore dhe të tabelave të reklamave, dhe pronës publike;

-në Kukës janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për dëmtimin të sinjalistikës rrugore, tabelave dhe reklamave.

Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar mbi punonjësit e Policisë, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar deri tani 120 punonjës policie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.