Lajmi i fundit

LIVE - 'Rama jepe dorëheqjen' - Revolta në Tiranë e në rrethe

Krizë e madhe financiare në futbollin anglez, 94% e klubeve operojnë me humbje

Krizë e madhe financiare në futbollin anglez, 94% e klubeve operojnë me humbje

12:58, 16/10/2026

Futbolli anglez po përballet me një krizë serioze financiare, me shifra alarmante që po ngrenë shqetësime për qëndrueshmërinë ekonomike të klubeve në pesë nivelet e para të futbollit në Angli.

Sipas të dhënave të raportuara nga IFR dhe BBC, 109 nga 116 klubet, apo rreth 94 për qind e tyre, po operojnë me bilanc financiar negativ.

Borxhet e përgjithshme të klubeve mund të kalojnë shifrën prej pesë miliardë paundësh deri në fund të sezonit, duke e thelluar edhe më shumë shqetësimin për gjendjen ekonomike të futbollit anglez.

Situata paraqitet veçanërisht alarmante edhe sa i përket varësisë nga pronarët.

Sipas raportimit, 73 klube nuk do të mund të mbijetonin më shumë se 90 ditë pa mbështetjen financiare të pronarëve të tyre.

Ndërkohë, rreth dy të tretat e klubeve nga niveli i dytë deri në të pestin po përballen me vështirësi financiare, ndërsa pretendohet se 20 për qind e klubeve të Premierligës ndodhen në gjendje të paaftësisë paguese teknike.

Këto shifra nxjerrin në pah problemet strukturore të financimit në futbollin anglez, ku shpenzimet e larta dhe varësia nga kapitali i pronarëve po vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë afatgjatë të shumë klubeve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco