Aktualitet

Protestuesit dhe policët përqafohen mes tyre, për një çast lihen “pezull” gurët dhe gazi lotsjellës!

Ora shënon 13:22… Situata para Ministrisë së Arsimit, e cila më herët ishte mes kaosit, përplasjeve, hedhjes së gurëve drejt policisë, e këta të fundit me gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, tashmë ka një panoramë tjetër.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel në terren, Dorjana Bezat, protestuesit dhe efektivët e policisë kanë bërë ‘paqe’ dhe janë përqafuar, duke lënë mënjanë gurët dhe gazin lotsjellës e ujin me presion.

Se sa do të zgjasë ky “armëpushim”, kjo nuk dihet…

Protestuesit janë larguar nga Rruga e Durrësit dhe kanë vijuar marshimin drejt Ministrisë së Ekonomisë.

Një grup protestuesish kanë hedhur gurë drejt policisë.

LEXO EDHE: Protesta e zhvilluar një ditë më parë në Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra e duhur!

Aktet e dhunës nga protestuesit e maskuar nuk kanë munguar as në ditën e katërt të protestave në Tiranë. Prej orës 11:00, protestuesit kanë dalë sërish në rrugët e kryeqytetit duke shkatërruar gjithçka që u del para. ‘Beteja’ është përqendruar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit po sulmojnë me gurë jo vetëm në drejtim të godinës por edhe drejt efektivëve. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm duke përdor ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen.

LEXO EDHE: Protestat e dhunshme/ 152 të arrestuar dhe 324 nën hetim në tre ditë, 127 vetëm në Tiranë! 23 u kapën në Durrës, 2 në Korçë!

Marshimi nisi në orën 11:00 me bllokime rrugësh dhe akte të tjera vandale, duke djegur kosha e shkatërruar kangjella, tabela e kamera. Fillimisht u ndalën te Ministria e Ekonomisë më marshuan përmes rrugës së Durrësit drejt Zogut të Zi, 21 dhjetorit te Rruga e Kavajës për t’u kthyer sërish te Ministria e Arsimit.