Përplasje pranë Kryesisë së Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës

16 Tetor 2026 | 16:17

Dy makina ujëhedhëse janë vënë në punë midis Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë, një i ri është ngjitur në dritaren e zyrës në katin e parë të Kryesisë së Kuvendit, duke tentuat të thyejë ambientin dhe dritaren.

Një pjesë e protestuesve tërhiqen në momentin kur hidhet gazi lotsjellës, por nga ana tjetër ka ende protestues të cilët qëndrojnë përtej gazit apo hedhjes së ujit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Kanë qenë të shumta herët ku është tentuar për t’i vënë flakën godinave dhe institucioneve pavarësisht numrit të lartë të efektivëve të cilët përpiqen ti shpërndfajnë këta të fundit.

Si protestuesit ashtu edhe trupa e policisë janë të shpërndarë në disa grupe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë, FNSH dhe Shqiponjat barrikadë para godinës

Protestuesit janë larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt bulevardit. Gjatë marshimit, ata i kanë vënë flakën njërës prej dyerve të...
15:51 | 16/10/2026

Protesta zhvendoset drejt bulevardit, protestuesit djegin derën e Ministrisë së Ekonomisë

Kur ora shënon 15:45, protestuesit janë larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt bulevardit. Gjatë marshimit, ata i kanë vënë flakën...
15:46 | 16/10/2026

127 të arrestuar në Tiranë, drejtori i Rendit: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu, në një deklaratë publike te premten deklaroi se deri tani, në Tiranë janë arrestuar 127...
15:06 | 16/10/2026