Aktet e dhunës ndaj protestuesve, pezullohen nga detyra 2 efektivë
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 3 në Tiranë, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku ata shfaqen duke tejkaluar kompetencat gjatë ndërhyrjes në një tubim. Për rastin është urdhëruar edhe nisja e hetimit disiplinor.
Sipas reagimit zyrtar të Policisë së Shtetit, vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, menjëherë pas publikimit të pamjeve që, sipas institucionit, tregojnë tejkalim të detyrës dhe shkelje të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë.
Dy punonjësit e pezulluar janë identifikuar me inicialet E. P. dhe T. Ç., të cilët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.
Krahas pezullimit të menjëhershëm, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të nisë hetimin disiplinor për të dy efektivët, me qëllim shqyrtimin e veprimeve të tyre gjatë ndërhyrjes.
Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin kapsolla e fishekzjarrë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës
Pezullimi i dy efektivëve nga protesta, Demo: Çdo shkelje e konstatuar do të marrë përgjigjen e merituar sipas ligjit
Përplasje pranë Kryesisë së Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës
- 16:36 Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin kapsolla e fishekzjarrë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës
- 16:34 Pezullimi i dy efektivëve nga protesta, Demo: Çdo shkelje e konstatuar do të marrë përgjigjen e merituar sipas ligjit
- 16:17 Përplasje pranë Kryesisë së Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës
- 15:51 Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë, FNSH dhe Shqiponjat barrikadë para godinës
- 15:46 Protesta zhvendoset drejt bulevardit, protestuesit djegin derën e Ministrisë së Ekonomisë
- 15:06 127 të arrestuar në Tiranë, drejtori i Rendit: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste