‘Protestuesit me strategji tjetër’, gazetari zbulon detajet: Të përgatitur për rezistencë

16 Tetor 2026 | 17:33

Në ditën e katërt të protestës në Tiranë, protestuesit janë zhvendosur pothuajse të gjithë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se, edhe pse në numër më të vogël, protestuesit që po qëndrojnë përballë togave të policisë janë të gjithë të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës dhe po shfaqin rezistencë, pavarësisht se policia po vijon të hedhë shumë gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të tyre.

‘Protestuesit sot kanë ardhur me një strategji tjetër, pasi të gjithë personat që po kryejnë veprime të dhunshme ndaj policisë janë të pajisur me maska kundër gazit. Kështu, hedhja masive e gazit nga policia nuk po i largon ata nga vendi ku po qëndrojnë.

Mesa duket, ky grup është i vendosur të qëndrojë për të bërë rezistencë. Pak para se policia të ndërhynte, një grup kreu akte dhune te Kullat Binjake’, tha gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijojnë tensionet në bulevard, protestuesit qëllojnë makinën ujëhedhëse, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

Vijojnë tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku protestuesit janë vendosur që prej orës 16:00, ndërsa përballë tyre qëndrojnë efektivët e policisë. Prej...
17:22 | 16/10/2026

QSUT për gjendjen e të lënduarve nga protesta: 5 persona janë paraqitur në spital, mes tyre 2 të mitur

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka publikuar një njoftim të ri lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme. Sipas njoftimit, deri...
17:13 | 16/10/2026

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin kapsolla e fishekzjarrë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Vijojnë tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa protestuesit janë vendosur pasditen e kësaj të premteje në sheshin para Kryeministrisë. Disa prej tyre kanë hedhur...
16:36 | 16/10/2026