Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, Zelensky kërkon mbështetje në samitin e BE-së

    Tensione te Kryesia e Kuvendit, i riu godet dritaren me hekur, policia përdor gaz lotsjellës

    Spanja dhe Italia drejt heqjes së kontrolleve kufitare pas përplasjes për emigracionin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, Zelensky kërkon mbështetje në samitin e BE-së
    Botë

    Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, Zelensky kërkon mbështetje në samitin e BE-së

    October 16, 2026

    Një grup senatorësh amerikanë i kanë kërkuar inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes të nisë një hetim të menjëhershëm për ndërprerjet e raportuara të sistemit satelitor Starshield në Ukrainë. Kërkesa vjen në një moment tensionesh mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe administratës së Donald Trump, ndërsa ky i fundit ndodhet në Bruksel për samitin e Bashkimit Evropian, ku kërkon më shumë mbështetje për vendin e tij.

    Në letrën drejtuar inspektorit të përgjithshëm, senatorët shprehin shqetësimin se ndërprerjet e komunikimit dhe shkëmbimit të inteligjencës, të mbështetura nga SHBA-ja, mund të kenë vënë në rrezik personelin amerikan dhe të kenë dobësuar aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet ruse me raketa dhe dronë.

    Ata kërkojnë të përcaktohet nëse ndonjë zyrtar amerikan i ka urdhëruar, autorizuar apo miratuar ndryshimet, ose nëse ka pasur dijeni paraprake për ndërhyrje në marrëveshjet e shkëmbimit të inteligjencës, sistemet paralajmëruese dhe shërbimet Starlink e Starshield që përdor Ukraina.

    Mes nënshkruesve të letrës janë senatorët Jeanne Shaheen, Thom Tillis, Dick Durbin, Susan Collins, Jack Reed, John Cornyn, Chris Coons, Lisa Murkowski dhe Richard Blumenthal.

    Starshield është një sistem satelitor i kompanisë SpaceX, në pronësi të Elon Musk, i cili përdoret për qëllime qeveritare dhe ushtarake amerikane. Musk ka reaguar përmes rrjetit social X, duke theksuar se sistemi është në pronësi dhe nën kontrollin e qeverisë amerikane. Sipas tij, çdo kufizim i shpejtësisë apo përdorimit vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i SHBA-së.

    Zelensky e ka cilësuar të rrezikshëm kufizimin e kapaciteteve të Starshield, në një intervistë për “Financial Times”, të publikuar më 15 tetor.

    Përplasja me Trump për armëpushimin energjetik

    Përplasjet mes Kievit dhe Uashingtonit janë thelluar edhe për çështjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Zelensky deklaroi se Ukraina nuk do të respektojë një armëpushim energjetik të shpallur në mënyrë të njëanshme nga Trump, pasi, sipas tij, Rusia nuk i ka ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

    Presidenti ukrainas tha se Kievi i kishte pezulluar për tri ditë sulmet ndaj rafinerive ruse, por do t’i rifillonte ato nëse Moska vazhdonte goditjet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.

    “Na ka ardhur në majë të hundës”, u shpreh Zelensky për “Financial Times”.

    Nga ana tjetër, Trump deklaroi në një intervistë për median amerikane Newsmax se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës do të ishte e mundur vetëm nëse Zelensky largohej nga detyra.

    “Zelensky nuk është njeri i mirë për të bërë marrëveshje”, tha presidenti amerikan, duke pretenduar se homologu ukrainas nuk dëshiron realisht të arrijë një marrëveshje. Trump shtoi se beson që të dy udhëheqësit dëshirojnë paqen, por se Zelensky është më i vështirë për t’u negociuar sesa presidenti rus Vladimir Putin.

    Alexander Gray, drejtor ekzekutiv i kompanisë American Global Strategies, kritikoi mënyrën se si Zelensky po i përcjell publikisht mesazhet e tij Uashingtonit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai tha se presidenti ukrainas duhej t’i diskutonte këto çështje privatisht me Trump, në mënyrë që të shmangte një përshkallëzim të mëtejshëm të përplasjeve publike.

    Gray paralajmëroi gjithashtu se rifillimi i sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse mund të thellojë përçarjen mes Kievit dhe administratës amerikane.

    Zelensky në Bruksel, BE-ja premton vijimin e mbështetjes

    Ndërkohë, Zelensky mbërriti në Bruksel për ditën e dytë të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, ku një prej çështjeve kryesore është vazhdimi i ndihmës për Ukrainën, veçanërisht për mbrojtjen e infrastrukturës kritike përpara dimrit.

    Para takimeve, presidenti ukrainas theksoi se përparësia e vendit të tij është garantimi i furnizimit me energji elektrike dhe përmbushja e nevojave energjetike. Ai kërkoi gjithashtu sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe fonde për pjesën e mbetur të vitit 2026 dhe për vitin 2027.

    Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për Ukrainën, duke deklaruar se ky nuk është momenti për të tërhequr ndihmën apo për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë.

    Edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian kishte mbështetur propozimin për armëpushim energjetik, por sipas saj, Rusia nuk e kishte respektuar atë. Ajo theksoi se sanksionet evropiane do të mbeten në fuqi derisa Moska t’i japë fund luftës.

    Sulme të reja me dronë në Ukrainë dhe Rusi

    Ndërsa zhvilloheshin diskutimet diplomatike, sulmet ajrore vijuan në të dyja anët. Autoritetet ukrainase raportuan se pesë persona u plagosën gjatë natës në rajonin e Çerkasit, ku një sulm me dron shkaktoi zjarr në një ndërtesë banimi në qytetin Uman.

    Qyteti i Lutskut, në rajonin e Volinit, mbeti pa energji elektrike pas një sulmi rus me dronë, sipas autoriteteve lokale.

    Nga ana tjetër, autoritetet ruse deklaruan se kishin zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë që synonte infrastrukturën e ngrohjes në rajonin e Vlladimirit. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, njoftoi se 94 dronë ukrainas ishin rrëzuar pranë kryeqytetit brenda tetë orësh, ndërsa katër të tjerë u rrëzuan mbi rajonin e Leningradit, sipas guvernatorit lokal.

    Për shkak të sulmeve me dronë, të katër aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht dhe disa fluturime u devijuan drejt qyteteve të tjera. Në rajonin e Leningradit u shpall gjithashtu alarm ajror.

    Samitin senatorët Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, Zelensky kërkon mbështetje në samitin e BE-së

    October 16, 2026

    Tensione te Kryesia e Kuvendit, i riu godet dritaren me hekur, policia përdor gaz lotsjellës

    October 16, 2026

    Spanja dhe Italia drejt heqjes së kontrolleve kufitare pas përplasjes për emigracionin

    October 16, 2026

    Albana Koçiu: Dhuna në Qytetin Studenti nuk përfaqëson studentët, Shqipëria nuk mbahet peng nga frika

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.