Në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar dhunën e policisë ndaj protestuesve, duke ngritur shqetësimin për fatin e një 15-vjeçari, me të cilin prindi i tij, sipas saj, ka humbur kontaktet prej dy ditësh.
Kalaja deklaroi se janë kontaktuar të gjitha komisariatet e Tiranës, por ende nuk dihet se ku ndodhet i mituri.
Ajo e cilësoi situatën skandaloze dhe kërkoi dorëheqjen e Skënder Hitajt, zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm.
Gjatë intervistës, Kalaja kritikoi përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve, mes të cilëve ka gra, vajza, të mitur dhe njerëz me probleme shëndetësore.
Pjesë nga intervista:
Si mundet që policia e shtetit, që duhet të parandalojë edhe një dhunë që mund të ndodhë nga protestuesit, të kalojë nëpër masa çnjerëzore, barbare? Nuk di, domethënë, si mund të hedhësh gaz lotsjellës kur ti e shikon që ka vajza, gra, fëmijë të vegjël, të rinj, adoleshentë, dikush mund të jetë edhe me probleme shëndetësore?
Kanë kaluar dy ditë dhe një prind nuk gjen një fëmijë të vetin. Sot kanë kontrolluar të gjitha komisariatet e Tiranës dhe nuk gjendet fëmija. Është përtej skandalit, është përtej krimit.
Kam kontaktuar me të gjitha komisariatet e Tiranës. Jam vënë në dijeni nga prindi, i cili më thotë: “Kam dy ditë që kam humbur kontaktet me fëmijën. Është vetëm 15 vjeç.” Është më tepër se e rëndë. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë që Skënder Hitaj, banditi i Belinda Ballukut, të japë dorëheqjen. Nuk di çfarë duhet të ndodhë që i gjithë zinxhiri drejtues, edhe ai mafiozi, ministri i Brendshëm, të japin dorëheqjen, sepse në një vend ku nuk mblidhet më Parlamenti, nuk ka më shtet. Po e pushton dita-ditës kaosi.
Edi Rama, ai banditi që sot po e drejton Shqipërinë drejt humnerës, duhet të kuptojë që çdo sekondë që ai e mban vendin në kaos, çdo sekondë që ai paguan banditë për të dhunuar fëmijët tanë, çdo sekondë që ai paguan banditë për t'i thyer bizneset... Nuk i thyejnë protestuesit bizneset. Nuk ndodh kurrë që protestuesit të shkojnë te shoqet, mikeshat e veta të fakulteteve. Këto i bëjnë Edi Rama me banditët.
Kam informacione që shumica e tyre janë të huaj, ose egjiptianë, ose izraelitë, të cilët janë edhe civilë.
Akoma nuk dihet fati i asaj vajze të futur në furgonin e bardhë nga 6 banditë civilë, pa logo, pa identifikim. A ka ndonjë përgjegjësi për këtë?
© SYRI.net