Policia ka zbardhur atentatin me tritol të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë Beqir Devolli, i njohur si “Çilo Hunderri”, ndërsa u plagos pasagjeri Erigels Mela.
Në kuadër të operacionit të koduar “Gjurma”, janë arrestuar dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar për përfshirje në ngjarje.
Në pranga kanë rënë Behar Zyberi, alias Behar Heqimaj, 64 vjeç, banues në Fier, dhe Shpëtim Malasi, 42 vjeç, banues në Patos.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Gentjan Zhupën, 38 vjeç, banues në Tepelenë, dhe Kliton Omerin, alias Kliton Nanushi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, të dy janë larguar jashtë vendit pas atentatit.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rolit të secilit prej personave të dyshuar.


