Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Nesër është një ditë shumë e rëndësishme, të solidarizohemi me studentët

16 Tetor 2026 | 18:29

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e shtunë në Tiranë.

Përmes një mesazhi, Berisha e cilësoi ditën e nesërme si të rëndësishme dhe u bëri apel shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të mbështesin të rinjtë, duke akuzuar Policinë për dhunë dhe keqtrajtim të protestuesve gjatë ditëve të fundit.

“U drejtohem sonte, para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por dhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi. Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve. Të gjithë anëtarëve të diasporës sonë kudo që janë. Të rinj e të rejave, në katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi efektivët e Policisë për përdorim të dhunës ndaj studentëve dhe gjimnazistëve që kanë protestuar në Tiranë, duke pretenduar se gjatë këtyre ditëve janë keqtrajtuar dhe arrestuar qindra persona, mes tyre edhe të mitur.

Berisha ngriti gjithashtu akuza për përdorimin e gazit lotsjellës, granatave zhurmuese dhe mjeteve të tjera gjatë përballjeve mes protestuesve dhe Policisë.

“Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari në betejën e tyre epike. Në betejën e tyre të pamposhtur. Nesër mijëra e mijëra burra e gra, djem e vajza nga mbarë Europa vërshojnë drejt Tiranës. Ftoj çdo demokrat, çdo qytetar, çdo prind, ftoj të gjitha bizneset e vendit të solidarizohen në Tiranë me studentët”, deklaroi kreu i PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Demo: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar sërish lidhur me protestat dhe incidentet e dhunshme të regjistruara gjatë katër ditëve të fundit. Përmes...
18:22 | 16/10/2026

Elisa Spiropali letër Ramës për protestën: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve!

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestën që po mbahet prej 4 ditësh në Tiranë. Përmes një letre të gjatë drejtuar...
17:41 | 16/10/2026

Efektivët nisin shpërndarjen e protestuesve, turma zhvendoset përballë ish-hotel “Dajtit”

Pasi qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta nën sulmin e protestuesve me gurë dhe sende të forta në sheshin para Kryeministrisë, efektivët e...
17:37 | 16/10/2026