Rritet tensioni te Kryeministria, hidhet gaz i madh lotsjellës. Ulërima e një vajze që plagoset: Më çatë kokën
Kryeministria vijon të jetë një shesh lufte mes protestuesëve dhe Policisës së Shtetit. Tensionet janë rikthyer në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, ku vijon protesta e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Gjatë përplasjeve, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa të rinjtë kanë hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve.Mësohet se për pasojë është plagosur një vajzë, e cila është dëgjuar të thotë: Më keni çarë kokën!

