Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', revolta në Tiranë e në rrethe

Berisha: Çdo demokrat e çdo qytetar të solidarizohet me studentët. Diaspora po vërshon drejt kryeqytetit

18:21, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve, qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të dalin nesër në Tiranë në mbështetje të studentëve protestues.

Në deklaratën për mediat, Berisha u shpreh se, mijëra shqiptarë nga Evropa, përfshirë edhe diasporën, po udhëtojnë drejt kryeqytetit, ndërsa e cilëson protestën si një betejë për dinjitetin dhe të ardhmen e të rinjve.

‘Ora e historisë fton nesër çdo shqiptar në Tiranë’, u shpreh kreu i PD-së, duke akuzuar Edi Rama se drejton një ‘narkoshtet’.

Pjesë nga deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Nesër, mijëra e mijëra burra, gra, djem dhe vajza, nga mbarë Evropa vërshojnë drejt Tiranës.

Ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, çdo prind, nënë, baba, ftoj të gjitha bizneset e vendit të solidarizohemi nesër në Tiranë me studentët, të cilët në këtë betejë epike po mbrojnë më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen e tyre në këtë vend, ëndrrën e tyre shqiptare nga një zjarrvënës, armik i egër i kombit.

Po mbrojnë dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Janë ngritur viganë kundër bandave të drogës në qeveri, narkoshtetit me pasojat e tij shkatërrimtare, kreut të këtij narkoshteti, Padrinos Edi Rama.

Solidariteti dhe mbështetja jonë për studentët është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Ora e historisë fton nesër çdo shqiptar në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco