QSUT: 11 të lënduar nga protesta, mes tyre 3 të mitur, 3 efektivë dhe 2 kalimtarë

16 Tetor 2026 | 19:01

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës deri në orën 18:45 .

Sipas njoftimit, në total janë paraqitur për ndihmë mjekësore 11 persona, mes tyre protestues, të mitur, efektivë policie si dhe kalimtarë.

Njoftimi i plotë:

Përditësim/ Të lënduarit protesta 16 tetor 2026, ora 18:45

SUT: 

11 të lënduar

6 protestues, (mes tyre 3 të mitur),

3 efektivë

2 kalimtarë

Aktualisht në urgjencën e SUT ndodhen:

– 2 protestues, gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar.

* 1 efektiv policie, gjendje e mirë shëndetësore”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksion i dytë i policisë në bulevard, protestuesit shpërndahen në drejtime të ndryshme

Kur ora shënon 18:45, policia ka ndërmarrë një tjetër avancim ndaj protestuesve, duke i spostuar nga sheshi përballë ish-hotel “Dajtit”. Efektivët po i shpërndajnë me...
18:50 | 16/10/2026

Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Nesër është një ditë shumë e rëndësishme, të solidarizohemi me studentët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës...
18:29 | 16/10/2026

Ministri Demo: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar sërish lidhur me protestat dhe incidentet e dhunshme të regjistruara gjatë katër ditëve të fundit. Përmes...
18:22 | 16/10/2026