Aktualitet

Tjetër incident në protestë, një vajzë dëmtohet në kokë dhe transportohet me ambulancë

Policia pas tërheqjeve, ndërmerr herë pas here ofensiva për shpërndarjen e protestuesve.

Në këto momente një vajze i ka rënë granata e dorës së gazit lotsjellës në kokë dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve për të stabilizuar gjendjen e saj.

Aktualisht, policia ka fituar terren dhe protestuesit janë tërhequr deri në Parkun Rinia.

Protestuesit që janë mbledhur sot në Tiranë janë përgatitur për t’u përballur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe sprajit nga policia.

Disa prej tyre kanë marrë me vete ujë fiziologjik dhe alkool, me synimin për të lehtësuar shqetësimet në rast ekspozimi ndaj lëndëve irrituese gjatë protestës.