Refuzohet ankesa e Realit, Viniciusi dënohet

16 Tetor 2026 | 20:29

Real Madridi ka dështuar në përpjekjen për t’ia ulur dënimin Vinicius Juniorit, pasi Komiteti i Apelit i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka refuzuar ankesën e klubit madrilen.

Sulmuesi brazilian ishte dënuar me katër ndeshje pezullim pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Villarrealit.

Dy ndeshje pezullim i janë shqiptuar për incidentin që çoi në përjashtimin e tij, ndërsa dy të tjera për reagimin e ashpër pas vendimit të gjyqtarit, kur u desh të qetësohej nga bashkëlojtarët.
Sipas mediumit spanjoll “AS”, Komiteti i Apelit ka vendosur ta lërë në fuqi dënimin e plotë, duke mos pranuar asnjërën prej kërkesave të Real Madridit për uljen e tij.

Si pasojë, Vinicius do të mungojë në ndeshjet ndaj Sevillas, Barcelonës, Racing Santanderit dhe Valencias. Rikthimi i tij në La Liga pritet të ndodhë në përballjen ndaj Celta Vigos.
Megjithatë, Real Madridi nuk pritet të ndalet me kaq dhe raportohet se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Administrative të Sportit (TAD), në përpjekje për ta ndryshuar vendimin.
Klubi madrilen kishte kërkuar që të hiqeshin dy ndeshjet shtesë për protestën e lojtarit, si dhe të ulej dënimi për incidentin që çoi në përjashtimin e tij, por të dyja kërkesat janë refuzuar.

Në mungesë të Viniciusit, Yan Diomande mund të ketë më shumë hapësirë për të luajtur në krahun e majtë të sulmit dhe për të dëshmuar vlerat e tij gjatë kësaj periudhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësit e Kroacisë kritikojnë thirrjet pro-naziste përpara ndeshjes Hajduk Split-Ajax

Udhëheqësit kroatë kanë kritikuar ashpër thirrjet pro-naziste dhe antisemite nga tifozët e futbollit të Hajduk Split përpara ndeshjes së tyre të Ligës së Konferencës UEFA...
14:34 | 16/10/2026

Plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, Infantino kërkon falje para Këshillit të FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shprehu keqardhjen e tij para Këshillit të federatës të enjten për planin e tij për t’ua shitur aksionet e Kupës...
12:32 | 16/10/2026

Mbrëmje historike për Mbappe, sulmuesi i Real Madridit thyen rekordin e Lionel Messit në Champions League

Kylian Mbappe ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke thyer rekordin e Lionel Messit për lojtarin më të ri që arrin kuotën e...
11:05 | 15/10/2026