Pamje të rënda të transmetuara nga SYRI vijnë nga zona pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë, ku efektivë të policisë kanë ndërmarrë një aksion të dhunshëm ndaj qytetarëve në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri dhe zonës së Tajvanit.
Gjatë ndërhyrjes brutale të Forcave Operacionale, dallohet se si një gazetari i është vendosur shkelmi në fyt nga polici, në skena që ngrenë shqetësime serioze për dhunën skandaloze të ushtruar nga uniformat blu.
Në vend që të garantojnë sigurinë dhe të respektojnë të drejtën për të raportuar, efektivët po ushtrojnë dhunë shtazarake ndaj gazetarëve dhe protestuesve.
© SYRI.net