Zbuten tensionet, protestuesit rikthehen në bulevard (VIDEO)
Pasi marshuan për rreth një orë e 30 minuta në rrugët e Tiranës, ku dogjën kosha mbeturinash, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Këtë herë, ndryshe nga përplasjet e mëparshme, situata është qetësuar mes protestuesve dhe policisë. Disa prej protestuesve kanë përqafuar efektivët dhe i kanë duartrokitur.
Në këto momente, protestuesit po bisedojnë me policët, ndërsa të dyja palët po komunikojnë në mënyrë paqësore.
Gjatë këtij momenti qetësie, protestuesit u kërkojnë efektivëve t’i lejojnë të lëvizin në drejtim të Kryeministrisë, duke u thënë se nuk e kanë me policinë.
Megjithatë, protestuesit vijojnë të brohorasin: “Rama, jepe dorëheqjen!”.
Një nga protestuesit tha për mikrofonin e Euronews: “Ne po hamë gaz, policët po hanë gurë, ndërsa politikanët mish.”
Protestuesi ngjitet në shkallët e Kryeministrisë me vajzën e mitur (VIDEO)
“’Besoj tek partitë e reja’’, ish-zv.ministri: Nuk e ndiej më veten socialist
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt
- 22:25 Protestuesi ngjitet në shkallët e Kryeministrisë me vajzën e mitur (VIDEO)
- 22:20 “’Besoj tek partitë e reja’’, ish-zv.ministri: Nuk e ndiej më veten socialist
- 22:08 Puff Daddy transferohet në një burg tjetër pasi u zbulua se po bënte jetë luksoze në qeli
- 21:59 Vatikani publikon të dhëna të reja, tani ka më shumë katolikë që jetojnë në Afrikë sesa në Evropë
- 21:53 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt
- 21:32 Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, policia tërhiqet nga bulevardi