Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', revolta në Tiranë nuk ndalet, të rinjtë protestues vijojnë rezistencën kundër policisë

AGSH dënon pengimin e gazetarit të SYRI-t të filmojnë dhunën e policisë gjatë protestës në Tiranë

AGSH dënon pengimin e gazetarit të SYRI-t të filmojnë dhunën e policisë gjatë protestës në Tiranë

20:24, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga efektivë të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së katërt të protestave studentore në Tiranë.

Gazetari është penguar në zonën e Piramidës, në momentin kur po raportonte për dhunën e policisë që ushtronte ndaj një personi.

Asociacioni e cilëson incidentin si një ndërhyrje të papranueshme në ushtrimin e detyrës gazetareske, duke e konsideruar atë cenim të lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t'u informuar.

Reagimi i AGSH:

AGSH dënon pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga Policia e Shtetit gjatë protestës në Tiranë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë ditës së katërt të protestave studentore në Tiranë. Sipas raportimeve dhe pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt, gazetari është penguar në zonën e Piramidës, ndërsa po raportonte për ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve. AGSH e konsideron këtë një ndërhyrje të papranueshme në ushtrimin e detyrës gazetareske dhe një cenim të lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. Gazetarët duhet të jenë të lirë të dokumentojnë zhvillimet në terren dhe veprimet e autoriteteve, pa u përballur me pengesa apo presion nga strukturat policore.

AGSH kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore verifikimin e menjëhershëm të incidentit, identifikimin e efektivëve të përfshirë dhe marrjen e masave përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco