Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë, kërcënim serioz për Kosovën dhe stabilitetin rajonal
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Në intervistë për Hungary Insider, Konjufca tha se ambiciet territoriale të Serbisë duhet të kuptohen përmes lidhjes mes retorikës së saj politike dhe veprimeve konkrete.
“Kur zëvendëskryeministri i Serbisë deklaron se flamuri serb, herët a vonë, do të valojë sërish mbi Prizren, ndërsa Milan Radoiçiqi, i cili ka pranuar se organizoi sulmin terrorist në Banjskë, shfaqet publikisht përkrah djalit të Vuçiqit në një tubim të partisë në pushtet, ne shohim një vazhdimësi shqetësuese mes ambicieve territoriale të Serbisë dhe mbrojtjes politike që u ofrohet përgjegjësve për agresionin e armatosur kundër Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Ai vuri në dukje se pasojat e kësaj doktrine i kemi përjetuar drejtpërdrejt.
Ai rikujtoi shtatorin e vitit 2023, një grup i armatosur rëndë kreu një sulm terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës, duke vrarë Afrim Bunjakun, pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe se në prill të vitit 2026, një gjykatë në Prishtinë konstatoi se operacioni kishte për qëllim shkëputjen e veriut të Kosovës nga pjesa tjetër e vendit dhe aneksimin e tij nga Serbia.
“Në ditët pas sulmit, Serbia grumbulloi tanke, artileri dhe këmbësori të mekanizuar përgjatë kufirit tonë. Shkalla e këtij mobilizimi ushtarak e shtyu Shtëpinë e Bardhë të lëshonte një paralajmërim të jashtëzakonshëm publik, duke e cilësuar dislokimin si të paprecedentë dhe duke kërkuar tërheqjen e forcave serbe. Më pas, NATO-ja e përforcoi praninë e saj paqeruajtëse në Kosovë.
“Në nëntor të vitit 2024, një sulm terrorist me eksplozivë goditi kanalin Ibër-Lepenc, një nga komponentët më kritikë të infrastrukturës sonë ujore dhe energjetike. Që atëherë, Prokuroria Speciale ka paraqitur prova të cilat, sipas vlerësimit të saj, implikojnë strukturat shtetërore serbe në përgatitjen e sulmit.
Këto zhvillime dëshmojnë një model të vazhdueshëm të revizionizmit territorial, i cili synohet të realizohet përmes frikësimit politik dhe përpjekjeve për të destabilizuar funksionimin e shtetit tonë. Kërcënimi ndaj Republikës së Kosovës është real dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë seriozitetin e këtij modeli”, tha Konjufca.
Sa të sigurta janë të dhënat digjitale në Kosovë?
Qeveria themelon grupin punues për strategjinë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën
- 21:03 Ukrainë, Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga BE-ja
- 20:55 Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në detyrë
- 20:37 Protestuesit komunikojnë paqësisht me efektivët: Nuk e kemi me ju, na i bëni hallall për çdo gur…
- 20:35 Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së për Euronews: Qytetarët ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme
- 20:32 Zbuten tensionet, protestuesit rikthehen në bulevard (VIDEO)
- 20:29 Refuzohet ankesa e Realit, Viniciusi dënohet