Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, policia tërhiqet nga bulevardi

16 Tetor 2026 | 21:32

Me thirrjet “Policia është me ne”, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, pas tërheqjes së efektivëve të Policisë së Shtetit dhe autobotëve që qëndruan për më shumë se katër orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit e kanë mirëpritur hapësirën e krijuar për të marshuar drejt Kryeministrisë, ndërsa autoboti me ujë vijon të qëndrojë në krah të institucionit.

Me duartrokitje dhe thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit janë pozicionuar tashmë përpara godinës së Kryeministrisë.

Zhvendosja vjen pas bisedimeve të zhvilluara në mënyrë paqësore mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Ndërkohë, uniformat blu kanë vendosur një kordon përpara institucionit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen incidente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rinj të maskuar sulmojnë me molotov Bashkinë e Shkodrës (VIDEO)

Disa të rinj të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e së premtes. Nga sulmi nuk raportohet për dëme...
21:24 | 16/10/2026

Protestuesit komunikojnë paqësisht me efektivët: Nuk e kemi me ju, na i bëni hallall për çdo gur…

Gjatë protestës së sotme, e cila vijon prej orëve të mëngjesit, është vënë re një moment i veçantë mes protestuesve dhe forcave të Policisë së...
20:37 | 16/10/2026

Zbuten tensionet, protestuesit rikthehen në bulevard (VIDEO)

Pasi marshuan për rreth një orë e 30 minuta në rrugët e Tiranës, ku dogjën kosha mbeturinash, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e...
20:32 | 16/10/2026