Deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Kliti Hoti, kanë vizituar protestuesit që po marrin kujdes mjekësor në Spitalin e Traumës, pas plagëve të marra nga dhuna e policisë gjatë protestës në Tiranë.
Në spital ndodhen edhe studentë, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.
Vizita e dy deputetëve të PD-së vjen pas dhunës së policisë gjatë protestës, ku disa shumë prej qytetarëve kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore për shkak të dhunës policore.
© SYRI.net