“’Besoj tek partitë e reja’’, ish-zv.ministri: Nuk e ndiej më veten socialist

16 Tetor 2026 | 22:20

Ish-zëvendësministri Oltion Rrumbullaku ka komentuar në emisionin “Review” me Greta Topjana zhvillimet politike dhe protestat e zhvilluara gjatë katër ditëve të fundit në vend.

I pyetur nëse do të rikthehej sërish në Partinë Socialiste, Rrumbullaku u shpreh se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ai kritikoi PS-në, duke argumentuar se nuk përfaqëson më politikën e majtë.

“Nuk do rikhehesha. Unë do mbështes çdo forcë politike që synon tejkalimin e kësaj politike të vjetër. Nuk ka Parti Socialiste. Ps nuk bën politikë të majtë. Të rinjtë në Tiranë nuk arrijnë dot të paguajnë qeratë, kafet, të ushqehen. Shpresoj të ketë shum parti të reja, besoj në parti të reja”, tha ai.

Rrumbullaku shprehu gjithashtu keqardhje për votën e tij të mëparshme për PS-në, në periudhë kur mbante një post në këtë parti.

“Sa i përket votës time, mallkoj veten që kam votuar për një narko regjm. Këto pasoja ekonomike do jenë 20 vite për tu tejkaluar. Tirana sot ka minimalisht deri në 60 mijë aparatamente që i kanë ministrat.

Mua më vjen keq kur më thonë zëvendës ministër sepse në 2013 kam qenë në debatet më kryesore, një kontribues që atëherë PS-ja të fitonte ato zgjedhje. Të më quash të tillë është krejt e parëndësishme, tha Oltion Rrumbullaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka pritur në një takim ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt. Përmes një...
21:53 | 16/10/2026

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, policia tërhiqet nga bulevardi

Me thirrjet “Policia është me ne”, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, pas tërheqjes së efektivëve të Policisë së Shtetit dhe autobotëve që qëndruan për më...
21:32 | 16/10/2026

Të rinj të maskuar sulmojnë me molotov Bashkinë e Shkodrës (VIDEO)

Disa të rinj të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e së premtes. Nga sulmi nuk raportohet për dëme...
21:24 | 16/10/2026