Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që po marrin pjesë në protestën e zhvilluar në kryeqytet të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.
Një burim nga ambasada, lidhur me protestën, theksoi se aktet e dhunës nuk përbëjnë angazhim qytetar.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në deklaratë.
Mesazhi i ambasadës vjen në kuadër të protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa thekson rëndësinë e shprehjes së qëndrimeve përmes mjeteve paqësore dhe në respektim të ligjit.


