Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hajdarmataj: Policia nuk është ushtri, urdhrat e paligjshëm nuk zbatohen! Rama po rrezikon jetën e qytetarëve

21:44, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhuna e ushtruar nga policia ndaj studentëve dhe protestuesve ishte në fokus të diskutimit në SYRI TV, në emisionin e Armela Ferkos, ku ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj, kritikoi ashpër mënyrën se si po veprojnë efektivët në rrugët e Tiranës.

Ai i cilësoi pamjet e dhunës si të denja për shtete që nuk kanë nocionin e shtetit, duke vënë në pikëpyetje pretendimet e Edi Ramës për integrimin europian të Shqipërisë.

Hajdarmataj theksoi se policia ka për detyrë të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve, jo t’i rrezikojë ata përmes gazit lotsjellës, granatave dhe goditjeve ndaj protestuesve.

Ish-drejtuesi i Policisë u ndal edhe te përgjegjësia individuale e efektivëve, duke kujtuar se urdhrat e paligjshëm nuk duhet të zbatohen dhe se çdo punonjës policie ka të drejtë të refuzojë zbatimin e tyre.

Diskutimi në studio:

Hajdarmataj: Pamjet të tilla, fatkeqësisht, janë të denja për shtete që s'kanë fare nocionin e shtetit. Jo për një shtet që aspiron gjoja sipas Ramës për të hyrë në BE, për ta vënë flamurin atje të parin edhe se çfarë broçkullis ai kështu, teorina të tilla. Por, fatkeqësi shumë e madhe është se sot ne si popull jemi me këtë lloj policie përballë.

Ferko: Pse është fatkeqësi shumë e madhe?

Hajdarmataj: Sepse institucioni i policisë në tërë botën është i ngritur për të mbrojtur qytetarët. Dhe ka një objekt të punës në ligjin e tij që i thotë mbrojtjen e jetës, pronës të qytetarëve. Në këtë rast, me këto veprime ai, shyqyr inshalla nuk ndodh kurrë që të humbi jetën as polic dhe as protestues, por me këto veprime që bëjnë vetë ata, larg qoftë mund t'ia marrin jetën ndonjë qytetari. Sepse t'i hudhësh gaz lotsjellës, t'i hudhësh granata dhe të godasësh vajzat siç i kemi parë në kokë...

Tani ka dhe një moment, sepse në përgjithësi, në fund të fundit, policët janë qytetarë të këtij vendi. Janë baballarë, janë dajallarë, janë xhaxhallarë, pra janë njerëz që jetojnë dhe kanë familjet e tyre këtu. Shumë nga ata, i kanë fëmijët, nipërit dhe mbesat që mund t'i kenë aty në protestë. Dhe vjen një moment që, dhe kështu ka ndodhur, që revolta e brendshme do të thotë...

Ferko: Mund ta bëjnë këtë?

Hajdarmataj: Çdo njeri ka të drejtë për ta bërë dhe të japë dorëheqjen në kuptimin sepse edhe në ligj e ka, urdhrat e jashtëligjshëm nuk zbatohen. Sepse unë shpeshherë e komentoj: policia nuk është ushtri. Policia është në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco