Protestat studentore në vend, AMP: Po verifikojmë çdo shkelje ligjore nga punonjësit e policisë

17 Tetor 2026 | 08:35

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me tensionet e regjistruara në protestat studentore në vend. AMP në reagim thekson se po monitoron situatën për të evidentuar dhe verifikuar çdo rasti të shkeljeve ligjore nga efektivët e policisë.

Më tej theksohet se AMP ka mbledhur materiale filmike nga mediat dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës për sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka monitoruar situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, me fokus evidentimin dhe verifikimin e çdo rasti të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në kuadër të këtij procesi, punonjës të AMP-së kanë qenë të pranishëm në terren gjatë zhvillimit të protestave, duke evidentuar raste konkrete.

Gjithashtu, AMP ka administruar materiale filmike të transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale. Të gjitha materialet e administruara do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për rastet e evidentuara, AMP po vijon veprimet në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit. Për rastet kur janë evidentuar të dhëna që  përmbajnë elemente të veprave penale, veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e angazhuar në përmbushjen me përgjegjësi të misionit të saj ligjor, përmes pranisë aktive në terren, monitorimit të vazhdueshëm dhe verifikimit të çdo rasti që lidhet me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Agjencia do të vijojë të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi ngjitet në shkallët e Kryeministrisë me vajzën e mitur (VIDEO)

Një protestues është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, duke qëndruar për disa çaste aty së bashku me vajzën e tij të mitur. Gjatë qëndrimit, ai...
22:25 | 16/10/2026

“’Besoj tek partitë e reja’’, ish-zv.ministri: Nuk e ndiej më veten socialist

Ish-zëvendësministri Oltion Rrumbullaku ka komentuar në emisionin “Review” me Greta Topjana zhvillimet politike dhe protestat e zhvilluara gjatë katër ditëve të fundit në vend. I...
22:20 | 16/10/2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka pritur në një takim ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt. Përmes një...
21:53 | 16/10/2026