“10 grupe të Tatimeve në terren”/ Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara
Tregolëshi i shënuar në San Siro kundër Interit ka rritur ndjeshëm vëmendjen ndaj Nicolò Tresoldit.
Sulmuesi i lindur në vitin 2002 po tërheq interesin e disa klubeve të rëndësishme, ndërsa paraqitjet e tij dhe simpatia për ngjyrat kuqezi kanë bërë që edhe Milani ta konsiderojë si një objektiv për të ardhmen.
Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, presidenti i grupit pronar të Milanit, Gerry Cardinale, dëshiron që klubi të lëvizë që tani për të mos humbur mundësinë e transferimit të talentit të ri. Ai i ka kërkuar ekipit përgjegjës për merkaton të monitorojë nga afër situatën e lojtarit dhe kontaktet me përfaqësuesit e tij.
Megjithatë, operacioni nuk pritet të jetë aspak i lehtë. Interesi i klubeve të Premier League rrezikon ta bëjë garën shumë të vështirë për kuqezinjtë, sidomos duke pasur parasysh se vlera e kartonit të Tresoldit raportohet të ketë arritur tashmë në 50 milionë euro.
Milani nuk dëshiron të presë deri në fund të sezonit për të kuptuar nëse mund të sigurojë shërbimet e sulmuesit. Sipas raportimeve, klubi po e ndjek situatën si për merkaton e janarit, ashtu edhe për atë të verës.
Mosha e re dhe karakteristikat e Tresoldit përputhen me strategjinë e RedBird dhe Milanit, të cilët synojnë të investojnë te lojtarët me potencial të madh zhvillimi dhe rishitjeje.
Në këtë kuadër, profili i tij shihet si i ngjashëm në disa aspekte me atë të brazilianit Endrick, për të cilin Milani ka shfaqur interes të konsiderueshëm gjatë muajve të fundit.
Një nga problemet kryesore për Milanin është vlera gjithnjë e më e lartë e lojtarit. Çmimi i Tresoldit raportohet të ketë shkuar në 50 milionë euro dhe mund të rritet më tej deri në merkaton e verës, nëse ai vazhdon me paraqitje pozitive.
Edhe Club Brugge pritet të luajë një rol të rëndësishëm në negociata. Klubi belg ka treguar më parë se nuk është i gatshëm të bëjë lëshime të mëdha për lojtarët e tij, siç ndodhi me Milanin në rastin e Ardon Jasharit.
Për këtë arsye, drejtuesit kuqezi po përpiqen të studiojnë mundësinë e një lëvizjeje të hershme, përpara se konkurrenca të bëhet edhe më e fortë.
Top Channel