Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 8 protestues të arrestuar gjatë protestave të dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin, ndërsa për 2 të tjerë ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Për 12 protestues të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”, duke urdhëruar lirimin e tyre nga qelia. Për 7 prej të arrestuarve është caktuar masa e arrestit në burg me afat 21-ditor, ndërsa për një tjetër me afat 20-ditor.
Sipas vendimit të gjykatës, ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme, si “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vjedhja”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë, sportive dhe armëve të ftohta”. Në total janë 63 protestues që njihen sot me masat e sigurisë.
Vetëm një ditë më parë, 18 protestues të tjerë dolën para gjykatës. Vetëm njëri, Abdullah Thaçi, u la në burg, pasi ka dyshime se ka vjedhur kartat bankare gjatë sulmeve në një institucion financiar. Për 6 të tjerë, gjykata vendosi masën arrest shtëpie, mes të cilëve Klevi Metaj, student që u prangos te dera e Ministrisë së Arsimit pasi u përlesh i vetëm me 6 efektivë. 11 protestues të tjerë, po hetohen në gjendje të lirë me masën detyrim paraqitje.
Ndërkohë, për protestën e djeshme në Tiranë, policia arrestoi edhe 10 persona të tjerë, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë të moshave nga 18 deri në 37 vjeç, mes tyre një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas amerikan, Julien Ëilliams. Sipas policisë, ata u kapën duke qëlluar me gurë dhe sende të forta drejt efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke shkaktuar dëmtime te punonjësit e policisë, në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

10 persona u arrestuan nga policia për protestën e djeshme, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë
Sipas policisë, të arrestuarit janë nga mosha 18 vjec deri në 37 vjec, mes të cilëve është edhe një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas i huaj, amerikan. Julien Uilliams.
Në një njoftim zytar policia thotë se këtë persona janë kapur “duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore”.
Gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, janë dëmtuar 8 punonjës policie.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. Ë., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;
-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme











Komente
Komento