25 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë. Konkretisht bëhet fjalë për 9 policë, 13 protestues nga të cilët 3 të mitur, si edhe 3 kalimtarë.
Në Spitalin e Traumës në Tiranë janë trajtuar 21 persona, mes tyre 8 efektivë policie, 10 protestues, përfshirë 3 të mitur, dhe 3 kalimtarë. Dy prej tyre vijojnë të jenë të shtruar, një kalimtar në gjendje të qëndrueshme dhe si edhe protestuesi 21-vjeçar që u sulmua nga polici ndërsa qëndronte në këmbë te Rruga e Durrësit.
I riu po monitorohet nga neurokirurgët, por nuk paraqet rrezik për paralizë dhe aktualisht nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Për sulmin ndaj të riut, 2 efektivë policie janë pezulluar nga detyra.
Në spitalin e Vlorës janë trajtuar një efektiv policie dhe 2 të mitur, ndërsa në Lezhë një e mitur. Të gjithë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali.
-
O vemje! Nuk e shtyn policia, por e sulmon. E godet! E perplas! Dhe i thyen vertebrat dhe kafken djalit. Nje djali qe po rrinte i vetem ne mes te rruges.
Përgjigju












Komente
Komento