Vendi
Protesta në Korçë, 17 persona nën hetim

17 persona janë proceduar penalisht nga Policia e Korçës pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në qytet. Pavarësisht tensioneve gjatë tubimit, këtë herë nuk janë raportuar dëmtime në institucione apo objekte publike.
Sipas burimeve policore, në kuadër të hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë protestës, ka nisur procedimi penal për 17 persona.
Reklamë
Gjatë tubimit, policia shoqëroi 25 të rinj për veprimet e kryera, ndërsa pas verifikimeve procedimi penal nisi për 17 prej tyre. Deri më tani, nuk ka asnjë person të arrestuar.
Hetimet për veprimet e kryera gjatë protestave në Korçë vijojnë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




