Motra e Muhamet Skanës, të riut të rrëzuar në tokë nga një efektiv policie dhe që më pas u godit me shkop gome gjatë protestës studentore, reagoi për gjendjen e tij shëndetësore, duke zbuluar dëmtimet e pësuara.
Përmes një mesazhi, bëri të ditur se mjekët kanë konstatuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe dëmtim në kafkë.
Ndërkohë, familjarët, mes tyre nëna, babai dhe motrat, po qëndrojnë pranë të riut, ndërsa shpresojnë për përmirësimin e gjendjes së tij.
Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të.
Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim. Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish!