Pas hetimeve disamujore, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan ka finalizuar operacionin e koduar ‘Mali’, duke vënë në pranga mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:40 dy persona. Policia bën të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin se persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’, dhe se ishin duke bërë përgatitjet për transport jashtë vendi të lëndëve narkotike.