Protesta në Tiranë, Rama blindon rrugët me polici: FNSH, dy autobotë me ujë dhe mbi 15 makina në terren

10:35, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pak orë para protestës së sotme në Tiranë, policia ka shtuar masat e sigurisë pranë Ministrisë së Arsimit dhe në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas raportimit live të gazetarit të SYRI TV nga terreni, pranë ministrisë janë pozicionuar dy autobotë me ujë, forca të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe efektivë të rendit.

Gazetari raporton gjithashtu për mbi 15 automjete policie që kanë patrulluar në zonë, me efektivë të pajisur me maska brenda tyre.

Prania e shtuar e forcave policore vjen përpara protestës, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco